Si të reduktosh xhelozinë e sjelljet e dëmshme për çiftin

Përzgjedhja e partnerit/es mes shumë "pretendentëve" ; dihet prej të gjithëve që nuk është e rastësishme. Për këtë ndikojnë shumë faktorë: ëndrrat, fëmijëria, psikologjia e individit, personaliteti, shoqëria, pse jo edhe fati e instinkti.

Por që në fëmijëri secili nga në ka një imazh: princ apo princeshë e ëndrrave. Personi që përshtatet me këtë imazh është gjithashtu personi më i mirë i mundshëm që mund të na ndihmojë për të punuar me traumat e fëmijërisë. Duket normale që një vajzë e rritur me një baba jo besnik ndaj nënës së saj të kërkojë të martohet me një djalë besnik.

Por kjo nuk ndodh shpesh. Një vajzë e tillë priret të bjerë në dashuri me një imazh që i ngjan të atit, jo sepse ndjen nevojë t'i përsëriten "traumat e fëmijërisë", por sepse vetëm një burrë i tillë që i ngjan të atit mund t'i japë asaj çfarë nuk ka marrë nga ai. Dëshiron t'i ngjajë atij, por t'i sigurojë çfarë nuk ka mundur në fëmijëri. Të eliminosh xhelozinë, mund të duket një mision i pamundur. Por është e mundur të reduktosh sjelljet e dëmshme për çiftin.

Në pjesën më të madhe të rasteve është e vështirë të ndryshosh një njeri xheloz, sepse ai është i bindur në arsyet e ndjenjave të tij. Por me pak takt mund të reduktohen manifestimet e ankthit dhe agresivitetit të lidhura me xhelozinë.

Më poshtë radhiten disa këshilla të ekspertëve, të cilat tregojnë se si të përballesh me një partner xheloz.

1. Diskutoni problemin tuaj vazhdimisht me partnerin, mundohuni të ruani bisedën në një nivel të qetë, për të qenë bindëse dhe aspak kundërshtare për mendimet e partnerit.

2. Risigurojeni atë që çdo gjë shkon mirë mes jush. Asgjë nuk ju pengon që çdo gjë të realizohet sipas dëshirave tuaja. Mjafton që ju të bashkëbisedoni për gjithçka.

3. Jini kërkues, por jo agresivë. Nëse flisni me nervozitet, ju mund të thoni në fillim atë që duhet thënë në fund, apo nuk duhet thënë fare.

4. Mos jini alarmues. Jepini çdo gjëje kohën e vet. Nëse do e bëni alarmante një gjendje, nervoziteti vetëm sa do e tensionojë gjendjen.

5. Matuni para se të flisni në mënyrë që të shmangni konfliktet e panevojshme. Jepni ide bindëse dhe qarta, jo gjëra të pamenduara mirë, për të cilat mund të pendoheni më vonë.

6. Bëhuni të këndshëm dhe të qartë në bisedat me partnerin. Duke qenë e dashur më të, mund t’i falni ngrohtësinë dhe besimin që i mungon. Një partner xheloz e ka atë ndjesi të lindur dhe nuk mund të gjykohet për këtë, por vetëm të ndihmohet për ta kapërcyer.

7. Jini fleksibël dhe mësoni të bëni kompromise. Jo gjithmonë duhet të bëni si doni vetë. Jeta në çift do të thotë ta pranosh partnerin si është, me të mirat e të metat e tij. Duhen bashkëpunim dhe përshtatje.

8. Të kuptuarit është vetëm një pjesë e përballimit të këtij emocioni ndaj partnerit.

9. Përpiquni të kuptoni ndjesitë e tij apo të saj dhe mos u përpiqni ta bëni atë të ndjehet në faj.

10. Përpiquni ta mbështetni partnerin tuaj sa më shumë të mundeni.

11. Duke i krijuar një komoditet të përkohshëm shpesh mund të ndihmoni në zgjidhjen e problemeve me partnerin, dhe si rrjedhim mund të çrrënjoset tërësisht xhelozia.

Megjithatë duke ndjekur këto këshilla nuk mund të pretendohet se problemet zgjidhen papritmas dhe situata mund të avullojë vetvetiu, pasi ndihma profesionale mund të jetë shpesh e nevojshme.

Chat
 
Radio
 
Online
 
 
Today, there have been 2 visitors (13 hits) on this page!
This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free